Slloveni, kaplohet nga zjarri një fabrikë
Një zjarr ka rënë në afërsi të Mariborit në orët e mbrëmjes dhe në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit. Departamenti i Zjarrfikësve të Mariborit konfirmoi për N1 Sllovenia se një fabrikë e përpunimit të plastikës është kapluar nga flakët. “Zjarri ka shpërthyer në një sallë ku ruheshin produkte plastike dhe u përhap në një sipërfaqe prej 9600…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/96121739053179.jpg)
Bota
Një zjarr ka rënë në afërsi të Mariborit në orët e mbrëmjes dhe në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit.
Departamenti i Zjarrfikësve të Mariborit konfirmoi për N1 Sllovenia se një fabrikë e përpunimit të plastikës është kapluar nga flakët.
“Zjarri ka shpërthyer në një sallë ku ruheshin produkte plastike dhe u përhap në një sipërfaqe prej 9600 metrash katrorë”, tha komandanti i zjarrfikësve Primozh Osojnik.
150 zjarrfikës janë duke luftuar me flakët duke përfshirë zjarrfikës të Mariborit dhe zjarrfikës nga 18 reparte zjarrfikëse përreth. Osojnik shtoi se zjarri tashmë është lokalizuar.
Policia e Mariborit se nuk ka persona të lënduar nga zjarri. Sipas vlerësimit të parë, jozyrtar të policisë dëmi material arrin disa miliona euro.