Bedri Hamza: Votoni nesër, mos i lini të tjerët të vendosin për ju!
Bedri Hamza ka thënë se do ta kthejë shpresën në vendin tonë. Ai ka kërkuar që ky entuziazëm, kjo punë e madhe, kjo shpresë, nëser të jetë edhe te kutitë e votimit, te vendvotimet. “Merrni prindërit, merrni motrat dhe vëllezërit, shokët, shoqet dhe kolegët, dilni nesër me votu për PDK-në, me votu numrin 131, që…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/06.jpg)
Lajme
Bedri Hamza ka thënë se do ta kthejë shpresën në vendin tonë.
Ai ka kërkuar që ky entuziazëm, kjo punë e madhe, kjo shpresë, nëser të jetë edhe te kutitë e votimit, te vendvotimet.
“Merrni prindërit, merrni motrat dhe vëllezërit, shokët, shoqet dhe kolegët, dilni nesër me votu për PDK-në, me votu numrin 131, që menjëherë ta krijojmë qeverinë e re dhe të fillojmë punën për Kosovën”, ka thënë Hamza.
Ai u ka thënë qytetarëve se kjo është mundësi për të bërë ndryshimin me votë.
“Është e drejta juaj, përgjegjësia juaj dhe mundësia juaj për të bërë ndryshimin me votë. Ju e bëni të dielën me votë. Unë e bëj pastaj me punë! Mos e humbni këtë mundësi. Mos i lini të tjerët të vendosin për ju. Sonte, me mirësjellje ju kërkoj votën, që nesër më 9 shkurt, të dilni në mënyrë masive, solemne e festive dhe të votoni për numrin 131, të votoni për Partinë Demokratike të Kosovës. E të dielën në mbrëmje, ju premtoj që festa do të vazhdojë. Faleminderit të gjithëve! Urime, suksese, fitore!”, ka thënë Hamza.