​Mërgimtarët, me tupanë e valle për 9 shkurt

Kanë mbetur më pak se 24 orë për të votuar për zgjedhjet parlamentare 2025, ndërkohë që mërgimtarët nga Zvicra kanë festuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” me valle e tupanë ardhjen e tyre në Kosovë. Ahmet Sylejmani ka thënë për KosovaPress se rruga ishte shumë e lehtë pasi që janë bashkuar e kanë ardhur duke…

Lajme

08/02/2025 17:59

Kanë mbetur më pak se 24 orë për të votuar për zgjedhjet parlamentare 2025, ndërkohë që mërgimtarët nga Zvicra kanë festuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” me valle e tupanë ardhjen e tyre në Kosovë.

Ahmet Sylejmani ka thënë për KosovaPress se rruga ishte shumë e lehtë pasi që janë bashkuar e kanë ardhur duke kënduar.

“Shumë mirë, kemi qenë të gjithë, siç pe sheh, tërë kohën duke kënduar dhe jemi bë së bashku…”, ka thënë Sylejmani.

Mërgimtari tjetër, Andin Musa ka shtuar se ka ardhur sot me gëzim e hare në Kosovë një ditë para zgjedhjeve.

“Kemi qenë të gjithë të kënaqur për këtë punë…1:06 Shumë të gëzueshme, të hareshme…”, tha Musa.

Lumnije Hajdini-Smajli shprehet se ka ardhur enkas për të votuar për ditën e zgjedhjeve.

“Vij enkas për votimin dhe fluturimi ka qenë tepër i mirë, kemi qenë të gëzuar, të mallëngjyer…”, është shprehur ajo.

Nesër mbahen zgjedhjet parlamentare për herë të parë si të rregullta pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.