“Ishte e ulët” – Egli e mërzitur me Gjestin: Vetëm kur e mendoj sa poshtë kam rënë

Mbrëmjen e djeshme Gjesti ka vendosur që të fshijë dedikimin e Eglit në pasqyrë dhe të vendosë tekstin e këngës që shkroi në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Egli nuk e ka pritur aspak mirë këtë veprim nga ana banorit. Por jo vetëm kaq, pasi ajo është mërzitur dhe me tekstin e këngës dhe…

ShowBiz

08/02/2025 16:47

Mbrëmjen e djeshme Gjesti ka vendosur që të fshijë dedikimin e Eglit në pasqyrë dhe të vendosë tekstin e këngës që shkroi në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

Egli nuk e ka pritur aspak mirë këtë veprim nga ana banorit. Por jo vetëm kaq, pasi ajo është mërzitur dhe me tekstin e këngës dhe simbolet në të.

Teksa ishte e shtrirë në krevatin e saj, ajo u shpreh “vetëm kur e mendoj sa poshtë kam rënë jashtë”. Pranë saj ishte Krisa, e cila u mundua që t’a qetësonte atë dhe i tha që të mos rrijë me këto mendime.

Egli u shpreh se ‘është i ulët veprimi i Gjestit’ pasi sipas saj, ai duhej që t’a shpjegonte këtë para se të fshinte dedikim dhe të ngjiste tekstin e këngës.

Pjesë nga biseda:

Egli: Vetëm kur e mendoj sa poshtë kam rënë jashtë

Krisa: Jo moj zemër, mos bëj ashtu. Mos i fut mendime vetes se nuk është ashtu. Mos rri me ato mendime, të lutem, se nuk të ndihmon dhe nuk ke rënë poshtë në asnjë moment. Njerëzit kanë parë se ça ke treguar

Egli: Kam rënë shumë poshtë

Krisa: Për ça ke rënë poshtë? As me atë mos fol, rri e qetë

Egli: Ka fshirë edhe atë që kam shkruar unë, pse e fshiu? Nuk ndodhi asgjë, e ka vënë këtë. E pyeta ça janë ato simbole

Krisa: Po pra

Egli: Puna ime tha, nuk ktheu përgjigje. Simbole, buzëkuq, varëse me infinit, gjëra specifike