KQZ: Deri në orën 15:00 votuan 10 mijë e 346 mërgimtarë
Procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 19 shtete të ndryshme të botës është duke vazhduar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar 10,346 votues apo 50.91 % e qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë Kosovës. Votimi në përfaqësi diplomatike ka filluar në orën 07:00…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/oi.jpg)
Lajme
Procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 19 shtete të ndryshme të botës është duke vazhduar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar 10,346 votues apo 50.91 % e qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë Kosovës.
Votimi në përfaqësi diplomatike ka filluar në orën 07:00 dhe mbyllet në orën 19:00 sipas kohës lokale në secilin vend.
Procesi i votimit do të zhvillohet në 43 vendvotime që u përkasin 16 ambasada dhe 14 konsullatave të Republikës së Kosovës, të cilat janë të vendosura në 19 shtete të ndryshme.
Ndërkaq numri i përgjithshëm i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar në këto 30 përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës është 20 mijë e 324.