KQZ: 4 mijë e 390 mërgimtarë votuan deri në ora 11:00

Katër mijë e 390 mërgimtarë kanë votuar sot në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në shtetet e ndryshme. Kështu ka bërë të ditur Kreshnik Radoniqi në konferencën e dytë e KQZ-së përgjatë ditës së sotme, ndërsa këto vota vlejnë deri në ora 11:00. “Nga 20 mijë e 324 votues të regjistruar për të votuar në…

Lajme

08/02/2025 12:26

Katër mijë e 390 mërgimtarë kanë votuar sot në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në shtetet e ndryshme.

Kështu ka bërë të ditur Kreshnik Radoniqi në konferencën e dytë e KQZ-së përgjatë ditës së sotme, ndërsa këto vota vlejnë deri në ora 11:00.

“Nga 20 mijë e 324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike, deri në orën 11:00 kanë votuar 4 mijë e 390 votues, apo 21.60 për qind”, tha ai.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ka miratuar vendimin i cili mundëson lejimin e votimit në vendvotime të votuesve me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu lejohet votimi në vendvotime të votuesve me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës, për zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 8 dhe 9 shkurt 2025.

“Komisioni qendror i zgjedhjeve, në pajtim me autorizimet e dhëna me nenin 63, 64 paragrafi dhe nenin 90 të Ligjit Nr.08/L-228, për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe nenin 41 të Ligjit Nr.05/L -031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, përmes votimit në procedurë qarkulluese me datë 08.01.2025, nxjerr këtë: vendim: Për lejimin e votimit në vendvotime të votuesve me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin KQZ-së.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit, të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë hapur sipas kohës së planifikuar në Ambasadat dhe misionet konsulloret të Republikës së Kosovës.