U godit nga një veturë duke kaluar zebrat, vdes në QKUK gruaja nga Prizreni

Një grua nga Prizreni ka vdekur për shkak të lëndimeve të marra nga goditja me veturë derisa ajo ishte duke kaluar rrugën në vendkalimin e shënuar për këmbësor dje në rrugën “Ekrem Rexha”. Pas ishte goditur nga vetura, ajo u dërgua në QKUK, por nuk arriti t’i mbijetojë lëndimeve. Policia tha se vozitësi i automjetit…

Lajme

08/02/2025 10:23

Një grua nga Prizreni ka vdekur për shkak të lëndimeve të marra nga goditja me veturë derisa ajo ishte duke kaluar rrugën në vendkalimin e shënuar për këmbësor dje në rrugën “Ekrem Rexha”.

Pas ishte goditur nga vetura, ajo u dërgua në QKUK, por nuk arriti t’i mbijetojë lëndimeve.

Policia tha se vozitësi i automjetit është ndaluar në qendrën e mbajtjes.

“Rr. Ekrem Rexha, Prizren 07.02.2025 – 11:28. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima femër kosovare, pasi e njëjta gjersa ishte duke kaluar rrugën në vendkalimin e shënuar për këmbësor, është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. E lënduara është dërguar në tretman mjekësor në QKUK, mirëpo si pasojë e lëndimeve kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit  trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari – vozitësi i automjetit ndalohet në qendrën e mbajtjes. Rasti në hetime”, tha policia sot në raport.