Gjendet e mitura që u raportua e zhdukur, dyshohet se u trafikua: Arrestohen dy persona
Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur e mitura që u raportuar e zhdukur në Prishtinë. Në raporti 24 orësh të policisë është thënë se sektori Qendror i Hetimeve pas një pune operative hetimore ka identifikuar viktimën femër kosovare (e mitur), e cila ka qene e raportuar e zhdukur. Sipas policisë, viktima dyshohet se…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/01/policia-1.jpg)
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur e mitura që u raportuar e zhdukur në Prishtinë.
Në raporti 24 orësh të policisë është thënë se sektori Qendror i Hetimeve pas një pune operative hetimore ka identifikuar viktimën femër kosovare (e mitur), e cila ka qene e raportuar e zhdukur.
Sipas policisë, viktima dyshohet se është trafikuar.
“Sektori Qendror i Hetimeve pas një pune operative hetimore ka identifikuar viktimën femër kosovare (e mitur), e cila ka qene e raportuar e zhdukur. Me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale të lartcekur është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të veturës së të dyshuarit është gjetur një armë, 5 fishekë, dhe 1 gëzhojë fisheku. Lidhur me rastin në Vushtrri janë arrestuar edhe dy të dyshuarit tjerë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprat penale të lartcekura. Me vendim të prokurorit, tre dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.