Hoxhaj: Kurti është antiamerikan, me 9 shkurt i vjen fundi kësaj politike

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se me 9 shkurt do t’i vijë fundi politikës së Kurtit. Hoxhaj potencoi se Kurti është një antiamerikan. “Kemi një kryeministër që prej fillimit e deri në ditët e tij të fushatës anti-amerikan, anti-perëndimorë. Me 9 shkurt do t’i vjen fundi…

Lajme

08/02/2025 08:30

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se me 9 shkurt do t’i vijë fundi politikës së Kurtit.

Hoxhaj potencoi se Kurti është një antiamerikan.

“Kemi një kryeministër që prej fillimit e deri në ditët e tij të fushatës anti-amerikan, anti-perëndimorë. Me 9 shkurt do t’i vjen fundi edhe kësaj sjellje politike”, tha Hoxhaj, në Rubikon.

Tutje, ai tha se mënyra si është shprehur Kurti në fushatë është e paprecedentë.

“Fushata mendoj që ka qenë jashtëzakonisht e mirë. Mënyra si është sjellë Kurti ka qenë e paprecedentë, nga foltoret e fushatave zgjedhore ka goditë mediet, ka goditë opozitën e sektorin privat”, tha Hoxhaj.