Osmani me udhëtime të shumta jashtë vendit me 3-4 këshilltarë, fotografë, policë e zyrtarë të shumtë me vete

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë mandatit të saj pati udhëtime të shumta. Udhëtimet e saj u shtuan edhe më tepër gjatë vitit që lamë pas. Ajo çfarë bie më së tepërmi në sy gjatë udhëtimeve të presidentes Osmani jashtë vendit është fakti se ajo pas vetes merr çdoherë 3-4 këshilltarë, fotografë, zyrtarë të tjerë…

Lajme

07/02/2025 13:56

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë mandatit të saj pati udhëtime të shumta.

Udhëtimet e saj u shtuan edhe më tepër gjatë vitit që lamë pas.

Ajo çfarë bie më së tepërmi në sy gjatë udhëtimeve të presidentes Osmani jashtë vendit është fakti se ajo pas vetes merr çdoherë 3-4 këshilltarë, fotografë, zyrtarë të tjerë nga zyra e presidencës, por edhe zyrtarë të shumtë policorë.

Pavarësisht sigurisë së madhe e cila e përcjell atë nga vendet mike në të cilat udhëton, e njëjta çdoherë pas vetes ka edhe nga 3-4 zyrtarë policorë.

Në këto udhëtime, secili nga këshilltarët, fotografët, e zyrtarëve të tjerë të Osmanit paguhen me paratë e qytetarëve të Kosovës.

Kësisoj udhëtime e shumta jashtë vendit të cilat padyshim se janë në të mirën e diplomacisë së Kosovës, por edhe po i kushtojnë buxheti të vendit./Lajmi.net/