Belgjika nuk gjen qetësi, tjetër sulm me armë zjarri – një i vrarë në Anderlecht
Një sulm me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në lagjen Peterbos në komunën e Anderlecht, njoftoi prokuroria e Brukselit. Ky është incidenti i katërt i tillë në kryeqytetin belg këtë javë. Belgjika është kthyer në ‘Perëndimin e Egër’ ditët e fundit, të shtënat dhe luftërat me bandat kanë nisur prej disa…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2023/05/850x600_BELGJIKA1601371581.jpg)
Bota
Një sulm me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në lagjen Peterbos në komunën e Anderlecht, njoftoi prokuroria e Brukselit. Ky është incidenti i katërt i tillë në kryeqytetin belg këtë javë.
Belgjika është kthyer në ‘Perëndimin e Egër’ ditët e fundit, të shtënat dhe luftërat me bandat kanë nisur prej disa kohësh dhe në këtë valë vjen lajmi se një tjetër person është vrarë.
Viktima është një burrë, identiteti i të cilit ende nuk është përcaktuar. “Është ndoshta një konflikt mes bandave rivale të drogës”, tha zëdhënësja e policisë Sarah Frederickx.
Kujtojmë se dje një person mbeti i plagosur nga të shtënat në afërsi të stacionit të metrosë Clemenceau në Anderlecht, ndërsa më parë dy burra u përleshën para të njëjtit stacion metroje. Të dyshuarit ende nuk janë kapur. Disa orë më parë, dy persona u plagosën në një të shtëna të dytë në pjesën e kundërt të Brukselit, në lagjen Saint-Josse-ten-Noode. Nuk dihet nëse të gjitha këto incidente kanë lidhje, por dyshohet se kanë lidhje me bandat e drogës.
“Ka të ngjarë të bëhet fjalë për hakmarrje, luftëra mafioze për territor,” tha kryetari i bashkisë së Brukselit Philippe Close për radion publike. Qeveria belge planifikon të bashkojë përkohësisht gjashtë zona të veçanta policore në Bruksel për të shpërndarë në mënyrë më efikase forcat midis pjesëve të ndryshme të qytetit.