“Kape njërin, mëshoj tjetrit, njëjtë më duken kandidatët”-Qytetarët të dëshpëruar me politikanët

Premtimet e subjekteve politike janë ato që e karakterizojnë çdo fushatë zgjedhore. Por, qytetarët shprehen pesimist nëse të njëjtat do të zbatohen pas zgjedhjeve. Qytetarët e Gjakovës për KosovaPress, ka thënë se janë mësuar me premtimet politike, të cilat sipas tyre, asnjëherë nuk janë realizuar plotësisht. Kurse, disa prej tyre ende kanë shpresë se do…

Lajme

07/02/2025 10:56

Premtimet e subjekteve politike janë ato që e karakterizojnë çdo fushatë zgjedhore. Por, qytetarët shprehen pesimist nëse të njëjtat do të zbatohen pas zgjedhjeve.

Qytetarët e Gjakovës për KosovaPress, ka thënë se janë mësuar me premtimet politike, të cilat sipas tyre, asnjëherë nuk janë realizuar plotësisht. Kurse, disa prej tyre ende kanë shpresë se do të ketë ndryshime.

Blerim Limaj thotë se të rinjtë po e lëshojnë Kosovën pikërisht për shkak të mosmbajtjes së premtimeve nga liderët e partive politike.

“Boll shumë kam frikë që jo, se asnjëherë nuk po i përmbajnë, problem shumë. Këtu u bë therrë e mos hi. U bë llugë vendi, nuk është ka dihet kujt me i besuar. Shpresoj bëhet mirë për këta të rinjtë, se janë duke e lëshuar vendin. Është ka mbet Kosova thatë. Askush nuk shikon për të rinjtë, me hap fabrika e me i punësuar, janë duke mbetur babë e nënë vetëm në shtëpi, i mbyllin shtëpitë dhe e lëshojnë Kosovën. Premtimet që i japin nuk i përmbajnë asnjëra parti, hyp njëra, më zi se tjetra, katastrofë. Veç shpresoj bëhet mirë për këta të rinjtë”, tha Limaj.

Edhe qytetari Tahir Bekaj shprehet skeptik nëse zotimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore do të bëhen realitet pas marrjes së pushtetit.

“As parazgjedhjeve, as pas zgjedhjeve, a e din pse, se jemi mësuar, veç shpresoj kush janë më të mirë i mbajnë. Premtimet na kanë dhënë edhe herën e parë, veç një jemi mbet. Kandidatët më duken si ky, si ai. As ai i pari si ka mbajt. Kape njërin, mëshoj tjetrit”, potencoi Bekaj.

Kolë Beshi tregon se kë ka vendosur që të votojë në zgjedhjet e 9 shkurtit, për çka pret ndryshime.

“Rrënofshin kushdo që e merr, i jap 131, Bedri Hamzës, e ju kujtdo jepjani, unë atij njeriu i jap votën se me këta jemi provuar”, tha Beshi.

Mendim tjetër ndan Sali Krasniqi, derisa potencon partinë që sipas tij ka punuar më shumë.

“Partia që ka punuar pak më mirë diçka, Vetëvendosja për të tjerat nuk besoj”, u shpreh Krasniqi.

Një tjetër qytetar tjetër shprehet se premtimi më i mirë për popullin është rritja e rrogave dhe punësimi.

“Premtimi më i mirë është popullit me iu rrit rrogat, çmimet me i ulë dhe punësime. Këto tjerat të mira janë të gjitha, por kjo është më e mira. Në Albinin kemi shpresën më të madhe”, tha ai.

Zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë ka filluar me 11 janar. Ato po mbajnë tubime zgjedhore nëpër qytete të ndryshme të Kosovës duke shpalosur planprogramet e tyre.

Në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit, partitë politike po japin premtime të ndryshme, disa prej tyre për anëtarësimin e vendit në NATO, zhvillim ekonomik, fuqizimin e gruas, e të tjera. Për legjislativin e ri në garë gjithsej 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë të certifikuar nga KQZ-ja.