Grenell reagon sërish: Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të dobëta, Kurti u dënua nga administratat e SHBA-së, NATO e BE

Emisari amerikan, Richard Grenell i është kundërpërgjigjur sërish kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Kurti deklaroi dje përsëri se marrëdhëniet Kosovë-SHBA s’kanë qenë k urrë më të mira e për këtë reagoi përsëri Grenell. Ai tha se është si “deluzion” kjo çështje. “Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të dobëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata…

Lajme

07/02/2025 08:50

Emisari amerikan, Richard Grenell i është kundërpërgjigjur sërish kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kurti deklaroi dje përsëri se marrëdhëniet Kosovë-SHBA s’kanë qenë k urrë më të mira e për këtë reagoi përsëri Grenell.

Ai tha se është si “deluzion” kjo çështje.

“Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të dobëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë Trump, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada e SHBA-së, Anthony Blinken etj”, ka qenë kundërpërgjigjja e Richard Grenell i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Misionet ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, transmeton lajmi.net.

Kryeministri Kurti një ditë më parë iu kishte përgjigjur Grenellit duke thënë se marrëdhëniet me SHBA në janë më të forta se kurrë.

Kurti, i cili po kërkon një mandat të dytë, i është përgjigjur për herë të parë kritikave nga Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Misionet, i cili së fundi e cilësoi liderin e Vetëvendosjes si një partner jo të besueshëm për Uashingtonin.

Në një intervistë për mediat kosovare, Kurti ka hedhur poshtë komentet e Grenellit, duke thënë se marrëdhënia e Kosovës me SHBA-në aktualisht është në nivelin më të mirë që nga fillimi i saj. Ai gjithashtu e pozicionoi veten si një aktivist dhe jo si analist, duke sugjeruar se komentet e Grenell ishin interpretime mediatike dhe jo citate të drejtpërdrejta.

Ndërsa pranoi se SHBA-të kanë shprehur shqetësime dhe kritika, Kurti theksoi se reagimet e tilla janë konstruktive dhe e ndihmojnë Kosovën të ecë përpara. Ai më tej ka pohuar se nën udhëheqjen e tij, lidhjet e Kosovës me SHBA-në janë forcuar jo vetëm diplomatikisht por edhe në fushën e sigurisë dhe energjisë.

Më 3 shkurt, vetëm pesë ditë para zgjedhjeve në Kosovë, Richard Grenell kritikoi ashpër Albin Kurtin. Në një postim në X Grenell deklaroi se Qeveria Kurti ishte e pabesueshme gjatë mandatit të parë të Trump, dhe gjithashtu ka qenë jo e besueshme gjatë mandatit të Bidenit.

Krahas kësaj, Grenell pohoi se kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi por jo në Kosovë dhe fajësoi Kurtin për këtë mungesë investimesh.

Pak ditë kanë mbetur nga dita e zgjedhjeve ku kosovarët do të votojnë për qeverinë e re, e cila mbetet të shihet se çfarë marrëdhënie do ketë me administratën Trump./Lajmi.net/