Cana i PDK-së: Kosova është në rrezik, ShBA-ja i ka bërë ekskomunikim zyrtar Kurtit
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, njëherësh kryetar i degës së kësaj partie në Rahovec, Edon Cana ka thënë që Kosova s’ka qenë si kurrë më parë në rrezik, se tani me kryeministrin Albin Kurti dhe raportet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Cana ka folur për postimin e Richard Grenell…
Lajme
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, njëherësh kryetar i degës së kësaj partie në Rahovec, Edon Cana ka thënë që Kosova s’ka qenë si kurrë më parë në rrezik, se tani me kryeministrin Albin Kurti dhe raportet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Cana ka folur për postimin e Richard Grenell në “X”, e të cilin e shpërndau dje edhe djali i Presidentit Donald Trump, ku emisari amerikan kishte thënë se Kurti po gënjen se është i afërt me ShBA-në, gjë për të cilën kandidati për deputet nga radhët e PDK-së thotë se ky ishte një ekskomunikim zyrtar i ShBA-së me Kurtin.
Sipas tij, Kryeministri Kurti është ekskomunikuar si partner në çdo formë me ShBA-në, dhe se mesazhi i tyre, siç thotë Cana i PDK-së, është se Kurti është person i ekskomunikuar, i pabesë që s’do të shihet si partnerë, dhe njëjtë do të trajtohen edhe ata që bëjnë koalicion me të.
“Republika e Kosovës kurrë në asnjë moment nuk ka qenë në rrezik sikurse sot. Tweeti dje ishte një ekskomunikim zyrtar i ShBA-së për Albin Kurtin. Çka do të thotë kjo? Ekskomunikimi është bërë nga kisha në mesjetë si një akt formal për ta përjashtuar dikënd nga kisha, dhe për ta dënuar njëfarë forme. Pra, ky kryeministër është ekskomunikar si partner në çfarëdo forme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe poashtu mesazhi i tyre është se ky person i ekskomunikuar, i anatemuar si i pabesë nuk do të shihet si partnerë, dhe kushëdo që ka menduar që të bëjë koalicion me të, do të trajtohet njëjtë”, tha Cana në Klan Kosova.