“Shpërthen kringji”: Kurti paraqitet në ‘Istogu Channel”, moderatori bëhet kinse befasohet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është inkuadruar përmes telefonit në një program të televizionit lokal, “Istogu Channel”. Vëmendjen e mori moderatori, Luard Mehmetaj. Mehmetaj u mundua të dukej sikur nuk e dinte se kush e kishte telefonuar, duke e nisur bisedën në mënyrë pyetëse: “Përshëndetje, kush paraqitet?” “Kryeministri n’telefon, Luard” – i thotë Kurti. Moderatori…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/tele.jpg)
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është inkuadruar përmes telefonit në një program të televizionit lokal, “Istogu Channel”. Vëmendjen e mori moderatori, Luard Mehmetaj.
Mehmetaj u mundua të dukej sikur nuk e dinte se kush e kishte telefonuar, duke e nisur bisedën në mënyrë pyetëse: “Përshëndetje, kush paraqitet?”
“Kryeministri n’telefon, Luard” – i thotë Kurti.
Moderatori nuk e lë me kaq, e vazhdon aktrimin edhe pak, duke u paraqitur si i befasuar: “Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti?”
“Po, unë vet” – ia kthen Kurti, duke u bërë pjesë e aktrimit.
Pjesa tjetër e bisedës zgjat më shumë se gjashtë minuta dhe mund ta dëgjoni më poshtë.