Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje në Prizren

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për “Shpërdorim të pasurisë së huaj”. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim të identifikimit dhe lokalizimit të një personi të dyshuar për veprën…

Lajme

06/02/2025 10:35

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për “Shpërdorim të pasurisë së huaj”.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim të identifikimit dhe lokalizimit të një personi të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Sipas njoftimit të policisë, personi i dyshuar kërkohet për një rast të ndodhur më 10 gusht 2024 në rrugën “Ismajl Kryeziur” në Prizren.

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e personit të dyshuar, të paraqitur në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë menjëherë Policinë e Kosovës ose stacionin më të afërt policor.

Për të kontaktuar Policinë e Kosovës, qytetarët mund të përdorin numrin e telefonit 192.

Ky veprim i Policisë së Kosovës vjen në përputhje me ligjin për publikimin e fotografive dhe të dhënave të tjera të personave të kërkuar, me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.