KEK vendos të krijoj departamentin për sigurinë fizike të objekteve dhe aseteve të saj
Në mbledhjen e rregullt të Bordit të Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), të mbajtur më 5 shkurt 2025, është miratuar një vendim strategjik për krijimin e Departamentit të Sigurisë Fizike. Bazuar në planin afarist të vitit 2025, është hartuar skema organizative e këtij departamenti, e cila po ashtu është miratuar nga Bordi. Ky…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2022/11/keku-900x500-1.jpg)
Lajme
Në mbledhjen e rregullt të Bordit të Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), të mbajtur më 5 shkurt 2025, është miratuar një vendim strategjik për krijimin e Departamentit të Sigurisë Fizike.
Bazuar në planin afarist të vitit 2025, është hartuar skema organizative e këtij departamenti, e cila po ashtu është miratuar nga Bordi.
Ky vendim ka si qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të sigurimit, duke pasur parasysh rëndësinë e objekteve të KEK për sigurinë energjetike dhe interesin vital të vendit.
KEK ka njoftuar se bordi ka udhëzuar menaxhmentin të fillojë me krijimin dhe funksionalizimin e këtij departamenti. Ky proces do të përfshijë hartimin e përshkrimeve të vendeve të punës, përcaktimin e kushteve dhe kritereve, si dhe rekrutimin e stafit të ri.
“Ky proces do të realizohet me transparence të plotë dhe në përputhje me rregulloret e brendshme të korporatës dhe ligjeve në fuqi. Ky hap është një veprim i rëndësishëm për forcimin e sigurimit të objekteve të KEK, dhe do të kontribuojë në një mbrojtje më të fortë dhe të qëndrueshme për asetet e korporatës, duke siguruar një mbrojtje më të avancuar për interesat energjetike të vendit”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.