VV bëri ankesë në PZAP se Hoti i ofendoi, ai me fjalor ia sqaron çka do të thotë fjala “diletant”

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë ankesë tek Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, se deputeti i LDK-së Avdullah Hoti i ka ofenduar kur i ka cilësuar si “diletant”. PZAP këtë ankesë e ka vlerësuar si të pabazuar, shkruan lajmi.net. Hoti përmes një postimi në Facebook, ia ka sqaruar përmes fjalorit se çka do të thotë fjala…

Lajme

06/02/2025 09:26

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë ankesë tek Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, se deputeti i LDK-së Avdullah Hoti i ka ofenduar kur i ka cilësuar si “diletant”.

PZAP këtë ankesë e ka vlerësuar si të pabazuar, shkruan lajmi.net.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ia ka sqaruar përmes fjalorit se çka do të thotë fjala “diletant”.

“Diletánt,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -ë(t)
1. amator.
2. me kuptim keqësues; ai që merret me veprimtari në fushën e shkencës, të artit etj. pa pasur përgatitjen e nevojshme: ra në duar diletanti”, ka shkruar Hoti.
Ai ka thënë se vendimi i PZAP-së ka vlerësuar se nuk ka pasur shkelje të ligjit në përdorimin e kësaj fjale.
“Kjo është një fjalë konform lirisë së shprehjes dhe, si e tillë, është plotësisht e drejtë e garantuar nga Kushtetuta. Nuk jam fajtor pse këta nuk e kuptojnë fjalorin e pasur të gjuhës shqipe. Drejtësia triumfon”, ka shkruar Hoti. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: