Autobusi me targa të Kosovës aksidentohet në Kroaci
Një autobus me targa nga Kosova është aksidentuar në Kroaci. Siç raportohet nga mediat kroate, autobusi i kompanisë nga Kosova “Harea Travel”, ka dalë jashtë rrugës në autostradën afër Donja Zajencinës të mërkurën në mbrëmje. Sipas raportimeve atje, autobusi doli jashtë rrugës pasi shoferi humbi kontrollin e timonit. Në autobus ishin 26 pasagjerë dhe dy…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/888.jpg)
Lajme
Një autobus me targa nga Kosova është aksidentuar në Kroaci.
Siç raportohet nga mediat kroate, autobusi i kompanisë nga Kosova “Harea Travel”, ka dalë jashtë rrugës në autostradën afër Donja Zajencinës të mërkurën në mbrëmje.
Sipas raportimeve atje, autobusi doli jashtë rrugës pasi shoferi humbi kontrollin e timonit.
Në autobus ishin 26 pasagjerë dhe dy shoferë. Dy prej tyre pësuan lëndime të lehta.
Në lidhje me rastin Policia e Zagrebit ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth mesnatës./Lajmi.net/