Pak para zgjedhjeve Kurtit i vie gruaja në Kosovë, shihet afër tij në Prizren
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, duket se ka gjetur mbështetjen e radhës në fushatën elektorale për zgjedhjet e së dielës. Sonte, në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, prezente ishte edhe gruaja e të parit të VV-së, Rita Augestad Knudsen, e cila ka ardhur nga Norvegjia në mbështetje të Kurtit. Edhe pse ardhjet e saj…
Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, duket se ka gjetur mbështetjen e radhës në fushatën elektorale për zgjedhjet e së dielës.
Sonte, në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, prezente ishte edhe gruaja e të parit të VV-së, Rita Augestad Knudsen, e cila ka ardhur nga Norvegjia në mbështetje të Kurtit.
Edhe pse ardhjet e saj janë të rralla në Kosovë, gjë për të cilën ajo është kritikuar vazhdimisht, duket se ajo ka gjetur fushatën zgjedhore si mundësi për ta mbështetur burrin e saj,
Kujtojmë se ditë më parë u raportua se bashkëshkortja e Kurtit nuk është pjesë e listës së votuesve, gjë që nxitit jo pak debate marrë parasysh faktin se është bashkëshortja e njeriut që qeverisi me vendin në të paktën 4 vitet e fundit, dhe tani e synon edhe një mandat të radhës. /Lajmi.net/