Jozi mundohet të arsyetohet përmend familjen Jashari e bllokon komentet në Instagram
Jozefin Marku është përjashtuar sot nga shtëpia e Big Brother Vip Albania4, pas një vendimi të marrë nga vëllait të madh. E gjithë kjo ka ardhur pasi mbrëmë gjatë darkës Jozi ka fyer Gjestin duke e quajtuar “kopil shkine”. Gjatë ditës zarfi i zi u lexua ku vendimi ishte i qartë dhe kërkonte që Jozi…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/shki.png)
ShowBiz
Jozefin Marku është përjashtuar sot nga shtëpia e Big Brother Vip Albania4, pas një vendimi të marrë nga vëllait të madh.
E gjithë kjo ka ardhur pasi mbrëmë gjatë darkës Jozi ka fyer Gjestin duke e quajtuar “kopil shkine”.
Gjatë ditës zarfi i zi u lexua ku vendimi ishte i qartë dhe kërkonte që Jozi të linte menjëherë shtëpinë.
Mirëpo Jozi pak më parë ka postuar një video në Instagram, ku mundohet të justifikohet duke përmendur familjen Jashari.
Madje shprehet se atë fjalë e kishte thënë për ja bërë të ditur Gjestit se shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të jenë një, pasi thotë se kjo shprehje nuk i përket asnjë shqiptari në veçanti.
“Kosovën e du me shpirt, i kërkoj falje gjithë Kosovës dhe familjes së Gjestit për këtë situatë e cila në asnjë mënyrë nuk kishte qëllim të përçante kombin tonë të përbashkët”, ka thënë Jozi. /Lajmi.net/
View this post on Instagram