Xhuli kërcënon hapur Jozin: Thuaj edhe një herë atë që i the Gjestit, nga Kosova nuk do të të lëmë të gjallë
Joz Marku u përjashtua sot (e mërkurë) nga edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania. Kjo pasi ai e ofendoi rëndë banorin nga Kosova duke e quajtur pas spektaklit ‘kopil shkine’. E për këtë pati reagime të shumta edhe jashtë shtëpisë, ku shumë nga personazhet publike i dolën në përkrahje Gjestit. Mes shumë figurave…
ShowBiz
Joz Marku u përjashtua sot (e mërkurë) nga edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania.
Kjo pasi ai e ofendoi rëndë banorin nga Kosova duke e quajtur pas spektaklit ‘kopil shkine’.
E për këtë pati reagime të shumta edhe jashtë shtëpisë, ku shumë nga personazhet publike i dolën në përkrahje Gjestit.
Mes shumë figurave ka reaguar edhe modelja e njohur dhe ish-banorja, Xhuli Nura e cila ka kërcënuar hapur atë.
“Thuaj edhe një herë atë që i the Gjestit një shqiptari nga Kosova s’do të të lemë të gjallë”, ka shkruar ajo.
Jozi bëri paraqitjen e parë televizive pas daljes nga shtëpia ku tha se ka qenë në tension dhe se i kërkoi falje familjes së Gjestit.
Ai hodhi poshtë të gjitha aludimet që u bënë për të në rrjet derisa ishte brenda BBVA.