Zelensky shprehet i gatshëm të nis bisedimet për paqe me Putinin
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ishte gati të ulet në tryezën e bisedimeve me udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin, nëse kjo do të ishte e vetmja mënyrë për të siguruar paqen për popullin ukrainas. “Nëse kjo është mënyra e vetme që ne mund të sjellim paqe për qytetarët e Ukrainës dhe të mos humbasim…
Bota
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ishte gati të ulet në tryezën e bisedimeve me udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin, nëse kjo do të ishte e vetmja mënyrë për të siguruar paqen për popullin ukrainas.
“Nëse kjo është mënyra e vetme që ne mund të sjellim paqe për qytetarët e Ukrainës dhe të mos humbasim njerëz, ne patjetër do të zgjedhim një takim të tillë,” tha Zelensky në një intervistë me gazetarin britanik Piers Morgan, transmeton lajmi.net.
Zelensky theksoi se ndjenjat e tij ndaj liderit rus janë të parëndësishme në këtë kontekst: “Unë e konsideroj atë një armik. Poashtu besoj se edhe ai më konsideron edhe mua një armik”.
Presidenti i Ukrainës gjithashtu vuri në dukje se vendi i tij aktualisht nuk është në gjendje të rimarrë të gjithë territorin e saj dhe “nuk mund të humbasë miliona njerëz për një rezultat që është ende e paqartë nëse do të ndodhë ndonjëherë”. Ai shtoi se vendi nuk duhet “të thyejë betimin që u dha njerëzve që vdiqën për këtë luftë”.
Zelensky gjithashtu theksoi se Ukraina nuk mund të shkelë Kushtetutën e saj duke pranuar territoret e pushtuara si pjesë të Rusisë.
Kujtojmë, më 23 janar, presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se kishte në plan të takohej me Putinin për t’i dhënë fund luftës që Rusia filloi kundër Ukrainës. Një ditë më vonë, më 24 janar, Putin shprehu dëshirën e tij për t’u takuar me Trump për të “diskutuar çështje me interes për Moskën dhe Washingtonin”./Lajmi.net/