Sulm me armë në Bruksel, mbyllen stacionet e metrosë

Disa stacione të metrosë në Bruksel u mbyllën të mërkurën pas të shtënave në stacionin qendror Celemenceau, tha zyra e prokurorit belg. Në njoftim thuhet se nuk u raportua për lëndime, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”. Të dyshuarit ikën drejt tuneleve të metrosë pas incidentit me të shtëna, tha një burim i afërt me hetimin,…

Bota

05/02/2025 14:10

Disa stacione të metrosë në Bruksel u mbyllën të mërkurën pas të shtënave në stacionin qendror Celemenceau, tha zyra e prokurorit belg.

Në njoftim thuhet se nuk u raportua për lëndime, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Të dyshuarit ikën drejt tuneleve të metrosë pas incidentit me të shtëna, tha një burim i afërt me hetimin, duke shtuar se policia ishte duke kërkuar dy të dyshuar.

Burimet e afërta me hetimin u thanë mediave lokale se incidenti mund të ketë qenë i lidhur me drogën.

Në fotografi të publikuara në uebfaqen e televizionit VRT shihen dy persona duke hyrë në këmbë në stacion dhe duke hapur zjarr. Pamjet nuk mund të vërtetoheshin menjëherë nga agjencia “Reuters”.

YouTube player