Për herë të parë në Kosovë nis testimi për zbulimin e sëmundjeve të rënda dhe gjenetike tek të porsalindurit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuat se për herë të parë në Kosovë po nis “Skiriningu Neonatal”, apo zbulimi i hershëm i sëmundjeve të rënda dhe gjenetike tek të porsalindurit. Dje ka filluar trajnimi i i stafit në klinikën e Neonatologjisë në QKUK si dhe në spitalet rajonale për kryerjen e testimeve dhe menaxhimin…

Lajme

05/02/2025 12:53

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuat se për herë të parë në Kosovë po nis “Skiriningu Neonatal”, apo zbulimi i hershëm i sëmundjeve të rënda dhe gjenetike tek të porsalindurit.

Dje ka filluar trajnimi i i stafit në klinikën e Neonatologjisë në QKUK si dhe në spitalet rajonale për kryerjen e testimeve dhe menaxhimin e rasteve të identifikuara, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

1️⃣ Për herë të parë në vendin tonë, po fillon Skriningu Neonatal, apo zbulimi i hershëm i sëmundjeve të rënda dhe gjenetike tek të porsalindurit.

✅ Dje filloi trajnimi i stafit në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK dhe spitaleve rajonale për kryerjen e testimeve dhe menaxhimin e rasteve të identifikuara.

👉🏻Ky test i thjeshtë, i cili realizohet brenda 24-48 orëve pas lindjes, ndihmon në zbulimin e hershëm të shumë sëmundjeve.

🔸Sëmundje që mund të mos kenë shenja menjëherë, por që mund të kenë pasoja të rënda për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës në të ardhmen.

🔹Kjo është një nga arritjet më të rëndësishme në mjekësinë parandaluese dhe do të ndikojë ndjeshëm në uljen e vdekshmërisë dhe komplikimeve te foshnjat e porsalindura.