Lavrov ankohet pak, nuk i pëlqejnë politikat e Trumpit

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka bërë kritika të ashpra ndaj politikës së jashtme amerikane, duke thënë se doktrina “Amerika e para” e administratës Trump i ngjan strategjisë së Hitlerit. Lavrov theksoi se koncepti përfaqëson një reflektim të qartë të unilateralizmit dhe refuzimit të normave juridike ndërkombëtare. Ai paralajmëroi se një qasje e…

Bota

05/02/2025 11:44

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka bërë kritika të ashpra ndaj politikës së jashtme amerikane, duke thënë se doktrina “Amerika e para” e administratës Trump i ngjan strategjisë së Hitlerit.

Lavrov theksoi se koncepti përfaqëson një reflektim të qartë të unilateralizmit dhe refuzimit të normave juridike ndërkombëtare.

Ai paralajmëroi se një qasje e tillë mund të ketë pasoja të mëdha për stabilitetin dhe diplomacinë globale, duke vënë në dukje se, në vend të diplomacisë dhe ligjit ndërkombëtar, Amerika tenton të imponojë hegjemoninë e saj përmes përdorimit të forcës.

Ministri rus u shpreh gjithashtu për deklaratën e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, i cili tha se “rendi botëror i pasluftës jo vetëm që është i vjetëruar, por është kthyer në një armë që përdoret kundër interesave të SHBA-së”.

Lavrov sipas euronews, beson se kjo deklaratë tregon se administrata amerikane jo vetëm që hedh poshtë rendin tradicional ndërkombëtar të bazuar në Kartën e OKB-së, por edhe “rendin e bazuar në rregulla”, të cilin Perëndimi e ka përdorur për dekada për të siguruar dominimin e tij global.

Në kuadër të tensioneve ndërkombëtare, Lavrov gjithashtu theksoi se Rusia po vazhdon të forcojë pozitat e saj në Ukrainë, duke nënvizuar situatën e fundit, ku një avion SU-27 rus rrëzoi një avion ukrainas.