Për ta parandaluar arrestimin e tij, i dyshuari godet me veturë zyrtarin policor në Prishtinë
Një person është arrestuar pasi që i njëjti duke mos respektuar urdhrin e Policisë për ndalim, kishte goditur me qëllim zyrtarin policor. Polici ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, shkruan lajmi.net. Siç njofton Policia, i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Prishtinë / 04.02.2025 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që…
Lajme
Një person është arrestuar pasi që i njëjti duke mos respektuar urdhrin e Policisë për ndalim, kishte goditur me qëllim zyrtarin policor.
Polici ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, shkruan lajmi.net.
Siç njofton Policia, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 04.02.2025 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti fillimisht nuk kishte respektuar urdhrin për ndalim i cili ishte dhënë nga zyrtari policor, e më pas dyshohet se qëllimisht me veturë ka goditur zyrtarin policor. Zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/