Grenelli njofton për ndalimin e fondeve të USAID, Kosova e pëson me 537 milionë euro
I dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell ka njoftuar për vlerën e fondeve të USAID që kanë përfituar shtetet e Ballkanit. Gjatë periudhës 2020- 2024, sipas shifrave të publikuara nga Grenell, OJF- të në Shqipëri kanë marrë 189 milionë dollarë për 4 vite. Në total për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor USAID…
Lajme
I dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell ka njoftuar për vlerën e fondeve të USAID që kanë përfituar shtetet e Ballkanit.
Gjatë periudhës 2020- 2024, sipas shifrave të publikuara nga Grenell, OJF- të në Shqipëri kanë marrë 189 milionë dollarë për 4 vite. Në total për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor USAID ka dhënë 1.7 miliardë dollarë, ndërsa në vendin e parë renditet Kosova, transmeton Indeksonline
Në një postim në platformën X, i dërguari i Trump shkruan se ‘amerikanët e palodhur paguajnë taksa, ndërsa politikanët në Uashington i shpenzojnë ato para në mënyrë të pamatur’. Sipas tij, miliarda dollarë iu janë dhënë organizatave joqeveritare të krahut të majtë për të nxitur politika radikale në ato vende.
Shifrat e USAID
Kosova: 537 million $
Bosnje Hercegovina: 402 million $
Macedonia e Veriut: 290 million $
Serbia: 209 milion $
Shqipëria: 189 milion $
Mali i Zi: 77 milion $
Totali: 1.7 miliardë dollarë
Fill pas marrjes së detyrës Presidenti Trump vendosi një ngrirje 90-ditore të ndihmave që SHBA jep për vendet e tjera. Kjo është në kuadrin e masave që administrata e Presidentit Trump po ndërmerr në qeverinë federale dhe për programet e saj. USAID-i dhe ndihma për vendet e tjera janë ndër ato që janë goditur më shumë.