Abdixhiku takon ambasadorin gjerman: E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. I pari i LDK-së ka treguar se diplomatin gjerman e ka njoftuar me ecurinë e fushatës. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ambasadorin gjerman e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të…
Lajme
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
I pari i LDK-së ka treguar se diplomatin gjerman e ka njoftuar me ecurinë e fushatës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ambasadorin gjerman e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës.
“Në Selinë Qendrore të LDK-së, prita ambasadorin e Gjermanisë Jörn Rohde. Atë e njoftova për ecurinë e fushatës eloktorale dhe momentumin e mirë nëpër të cilin po kalon Lidhja Demokratike e Kosovës në tubimet e mëdha elektorale në gjithë Kosovën! E falenderova për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë; siç dhe e njoftova për projektet kryesore që do të nisim si qeveri pas datës së 9 shkurtit. Investimet gjermane, në Kosovë, do të trajtohen me prioritet strategjik”, ka shkruar Abdixhiku.