Protestës së studentëve në Serbi i bashkohen edhe mësimdhënësit e shkollave
Kanë kaluar tre muaj nga aksidenti në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ndërsa protestat dhe bllokadat e studentëve kanë më shumë se dy muaj që kërkojnë përcaktimin e përgjegjësisë për aksidentin dhe zbatimin e drejtësisë dhe të drejtave. Bllokadat vazhdojnë, deri sa Forumi i Shkollave të mesme të Beogradit ka marrë vendim për ndërprerjen e…
Lajme
Kanë kaluar tre muaj nga aksidenti në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ndërsa protestat dhe bllokadat e studentëve kanë më shumë se dy muaj që kërkojnë përcaktimin e përgjegjësisë për aksidentin dhe zbatimin e drejtësisë dhe të drejtave.
Bllokadat vazhdojnë, deri sa Forumi i Shkollave të mesme të Beogradit ka marrë vendim për ndërprerjen e mësimit.
Profesorët e fakulteteve të Beogradit janë mbledhur të hënën para Fakultetit Filozofik dhe Rektoratit në Beograd për të mbështetur studentët në kërkesat e tyre për plotësimin e katër kërkesave. Profesorët e mbledhur në nismën “Universiteti Rebel”, vendosën të mbështesin zyrtarisht studentët. Kjo nismë u nënshkrua nga 1600 punonjës në fakultete dhe institute në Beograd.