Parlamenti i Cyrihut miraton kërkesën e Prishtinës për dhënien e disa kamionëve për mbeturina
Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka njoftuar se qyteti i Cyrihut në Zvicër ka miratuar kërkesën e Prishtinës për dhënin e kamionëve për mbeturina. Rama thotë se ky vendim është marrë pas kërkesës së Komunës së Prishtinës. “Pas kërkesës që e kemi bërë si Komunë, Parlamenti i Cyrihut ka miratuar me shumicë votash dhënien e…
Lajme
Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka njoftuar se qyteti i Cyrihut në Zvicër ka miratuar kërkesën e Prishtinës për dhënin e kamionëve për mbeturina.
Rama thotë se ky vendim është marrë pas kërkesës së Komunës së Prishtinës.
“Pas kërkesës që e kemi bërë si Komunë, Parlamenti i Cyrihut ka miratuar me shumicë votash dhënien e disa kamionëve për mbeturina për Kryeqytetin. Propozimi erdhi nga Partia Socialdemokrate dhe ajo Liberale. Ndërsa pati edhe kundërshtime nga një deputet i SVP-së, qëndrimet e kësaj partie ndaj Kosovës dhe shqiptarëve nuk janë të reja. Kjo është edhe një ndihmë tjerët dhe një akt solidariteti dhe mbështetjeje, veçanërisht i rëndësishëm, duke pasur parasysh komunitetin e madh shqiptar që jeton e kontribuon në Zvicër”, thotë Rama.
Tutje, ai ka shkruar se “Përkrahja e qytetit të Cyrihut për Prishtinën është një shembull pozitiv i bashkëpunimit ndërmjet qyteteve dhe një konfirmim i vlerave të solidaritetit. Faleminderit Cyrih, faleminderit Zvicrës!”.