Policia kërkon ndihmë për identifikimin e vendndodhjes së dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë
Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Personat e dyshuar janë identifikuar nga Policia si Isamail Dishuka dhe Emanuel Shkodra që të dy shtetas të Republikës së Shqipërisë. “Personat e dyshuar që janë identifikuar: – ISMAIL DISHUKA (25.10.1979) dhe – EMANUEL SHKODRA,…
Lajme
Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Personat e dyshuar janë identifikuar nga Policia si Isamail Dishuka dhe Emanuel Shkodra që të dy shtetas të Republikës së Shqipërisë.
“Personat e dyshuar që janë identifikuar: – ISMAIL DISHUKA (25.10.1979) dhe – EMANUEL SHKODRA, (11.06.1999), që të dy shtetas të Republikës së Shqipërisë, kërkohen për përfshirje veprën vjedhje e rëndë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe Policia ka bërë thirrje se çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendodhjes së tyre të kontaktohet policia.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendodhjes së tyre kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose [email protected]”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/