PZAP gjobit sërish LVV-në, kësaj radhe me gjashtë mijë euro

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vazhduar me gjoba ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. Ky subjekt politik së fundmi është gjobitur me gjashtë mijë euro pasi në një tubim të mbajtur në Suharekë më 28 janar, mori pjesë kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku Isufi, e cila sipas njoftimit, publikoi video nga ky tubim në…

Lajme

03/02/2025 23:55

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vazhduar me gjoba ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Ky subjekt politik së fundmi është gjobitur me gjashtë mijë euro pasi në një tubim të mbajtur në Suharekë më 28 janar, mori pjesë kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku Isufi, e cila sipas njoftimit, publikoi video nga ky tubim në rrjete sociale.

Ankesën për Vetëvendosjen e ka dërguar PDK-ja e cila ka thënë se kjo parti ka përfituar nga nëpunësi publik duke përdorur pozitën e saj për të zhvilluar fushatën zgjedhore.

“Si provë parashtruesi i ankesës ka bashkëngjitur postimin e shpërndarë në story në rrjetin social me fotografi”, thotë PZAP-ja në vendimin e saj.

“LVV-ja për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe kandidatët, gjatë fushatës zgjedhore, për zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt, i shqiptohet dënimi me gjobë në lartësi prej gjashtë mijë euro. Me datë 29 janar, PZAP-ja ka pranuar një ankesë nga subjekti politik PDK, me seli në Prishtinë, në të cilën pretendohet se më datë 28 janar, mbështetësja e Lëvizjes Vetëvendosje, aktualisht kryetare e Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku Isufi, ka publikuar një video nga tubimi i këtij subjekti, të mbajtur në Suharekë”, thuhet në vendim.

Vendimin e plotë të PZAP-së mund ta lexoni në këtë vegëz.