Meliza Haradinaj: Kurti është dorëzuar kur ka fituar Trumpi, nuk do të mund t’i bëjë ballë presionit

Opinionistja Meliza Haradinaj ka thënë se Kurti është dorëzuar pasi ka fituar Trump në Amerikë. Ajo madje tha se Kurti as nuk ka mision për formim të qeverisë. “Vet fitorja e Trump ia ka përcaktu edhe fushatën Kurtit. Sepse ne sot e shohim një kryeministër të dorëzuar totalisht, nuk e ka ndërmend që të ketë…

Lajme

03/02/2025 22:44

Opinionistja Meliza Haradinaj ka thënë se Kurti është dorëzuar pasi ka fituar Trump në Amerikë.

Ajo madje tha se Kurti as nuk ka mision për formim të qeverisë.

“Vet fitorja e Trump ia ka përcaktu edhe fushatën Kurtit. Sepse ne sot e shohim një kryeministër të dorëzuar totalisht, nuk e ka ndërmend që të ketë një mision ta formojë një qeveri”, tha Haradinaj në Klankosova.

Ajo tutje shtoi: “Mendoj që është dorëzuar kur ka fituar zoti Trump atje”.