Aksident trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë, lëndohen 6 persona
Si shkak i një aksidenti trafiku të ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë, saktësisht në hyrje të fshatit Parallovë të lënduar kanë mbetur gjashtë persona. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hasahni. Hashani tha se në aksident ishin përfshirë dy vetura. “Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit…
Lajme
Si shkak i një aksidenti trafiku të ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë, saktësisht në hyrje të fshatit Parallovë të lënduar kanë mbetur gjashtë persona.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hasahni.
Hashani tha se në aksident ishin përfshirë dy vetura.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit mes dy veturave civile. Një person i lënduar pak më rëndë është dërguar në Prishtinë, pjesa tjetër, pasi kanë marrë ndihmë mjekësore, janë liruar në shtëpi”, tha ai.
Hashani shtoi se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po udhëheq hetimet për shkaktarët e aksidentit./Lajmi.net/