Kishin mbushur stacionet e autobusëve në Prishtinë me posterë të Abdixhikut e kandidatëve, LDK gjobitet me 12 mijë euro

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vazhduar me shqiptimin e gjobave ndaj subjekteve politike të cilët kanë shkelur Kodin e Mirësjelljes, gjatë fushatës zgjedhore. PZAP së fundmi ka dënuar me 12 mijë euro Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kjo gjobë iu shqiptua për shkak të vendosjes së posterave të liderit të LDK-së dhe disa…

Lajme

03/02/2025 14:11

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vazhduar me shqiptimin e gjobave ndaj subjekteve politike të cilët kanë shkelur Kodin e Mirësjelljes, gjatë fushatës zgjedhore.

PZAP së fundmi ka dënuar me 12 mijë euro Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kjo gjobë iu shqiptua për shkak të vendosjes së posterave të liderit të LDK-së dhe disa kandidatëve në hapësirat publike, siç janë stacionet e destinuara për pritje të autobusëve, transmeton lajmi.net.

Këtë vendim PZAP e mori më 1 shkurt pas dorëzimit të 11 ankesave nga Lëvizja Vetëvendosje më 21 janar 2025.

Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se në ankesën Anr.85/2025 aktivistë të LVV-së në Prishtinë kanë identifikuar poster të vendosur në rrugën “C” nga kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku dhe kandidatët për deputetë Izet Sadiku dhe Fiknete Betja nga radhët e subjektit politik LDK, duke shfrytëzuar jashtëligjshëm dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore lidhur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve, hapësirat publike, konkretisht të njëjtit shfrytëzojnë hapësirat në stacionet  e destinuara për pritje të autobusëve./Lajmi.net/