Biseda e krerëve të shtetit me Nagim Krasniqin, Haradinaj: Turp, ky njeri duhet të përgjigjet para drejtësisë

Kandidati për deputet nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Daut Haradinaj ka reaguar pas publikimit në media të disa bisedave të kryeministrit Albin Kurti, zëvendësit të tij Besnik Bislimit, ministres Artane Rizvanolli, Dejona Mihailit me Nagip Krasniqin. Në atë bisedë, Bislimi i thotë Krasniqit t’ia jep tenderin një kompanie e cila nuk i plotëson kushtet për…

Lajme

03/02/2025 11:38

Kandidati për deputet nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Daut Haradinaj ka reaguar pas publikimit në media të disa bisedave të kryeministrit Albin Kurti, zëvendësit të tij Besnik Bislimit, ministres Artane Rizvanolli, Dejona Mihailit me Nagip Krasniqin.

Në atë bisedë, Bislimi i thotë Krasniqit t’ia jep tenderin një kompanie e cila nuk i plotëson kushtet për riparim të kalldasë së bllokut A5, shkruan lajmi.net.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, i ka quajtur ata “bandë kriminale energjetike”.

Sipas tij, parlamenti i ardhshëm duhet urgjentisht të krijojë një komision të veçantë hetimor për tri tema nacionale:

– Pse u anulua kontrata për ndërtimin e termocentralit të ri?
– Pse u anulua projekti i gazit amerikan në drejtim të Shkupit?
– Pse Kosova e prishi kontratën me Shqipërinë, ndërsa vazhdon me Serbinë (lexo: GEN-in)?
“Ky njeri duhet të përgjigjet para drejtësisë. Kosova nuk e meriton këtë shkatërrim kolektiv”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: