Alma Arrazi u mbyt në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj, Prokuroria e Shkodrës kërkon 6 vjet burgim për bashkëshortin
Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet lidhur me vetëvrasjen e shtetases Alma Arrazi e cila u mbyt në ujërat e lumit Buna bashkë më tre fëmijët e saj. Prokuroria ka kërkuar 6 vite burg për shtetasin Erdgys Arrazi për akuzën e shkaktimit të vetëvvrasjes së bashkëshortes së tij Alma Arrazi, e cila në majin e…
Lajme
Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet lidhur me vetëvrasjen e shtetases Alma Arrazi e cila u mbyt në ujërat e lumit Buna bashkë më tre fëmijët e saj.
Prokuroria ka kërkuar 6 vite burg për shtetasin Erdgys Arrazi për akuzën e shkaktimit të vetëvvrasjes së bashkëshortes së tij Alma Arrazi, e cila në majin e vitit të kaluar zgjodhi që të vetëvritet duke i shkaktuar vdekjen edhe tre fëmijëve të saj me të cilët u hodh në lumë.
Organi i akuzës ka kërkuar që dënimi të ulet në 4 vite sepse Arrazi ka pranuar gjykimin e shkurtuar. Sipas prokurorisë Erdgys Arrazi ka kryer sjellje që diskretitojnë dinjitetin e Alma Arrazit duke e detyruar atë të vetëvritet dhe të mbysë edhe tre fëmijët e saj.
Lidhur me të miturit është regjistruar nga Prokuroria akuza për ‘vrasje për shkak të cilësisive të veçanta të viktimave’, ndërsa është përjashtuar mundësia që të ketë patur persona të tjerë të përfshirë. Për këtë arsye kjo akuzë është pushuar nga organi i akuzës pasi sipas hetimeve ka rezultuar se autor për vrasjen e tre fëmijëve është nëna e tyre që vendosi t’i japë fund jetës bashkë me tre të vegjlit e saj.
Për shkak të ndarjes nga jeta të nënës kjo akuzë e dytë është pushuar nga prokuroria e Shkodrës. Pas përfundimit të hetimeve nga prokuroria dhe kërkesës për 6 vite burg për Erdgys Arrazin i ulur në 4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, pritet që avokatët të paraqesin mbrojtjen e tyre dhe pas palës mbrojtëse gjykata e shkallës së parë në Shkodër pritet që të japë edhe vendimin e saj lidhur me këtë ngjarje të rëndë, raporton A2CNN.