Agim Shahini: Tri partitë politike VV, PDK dhe LDK në garë të ngushtë për vendin e parë

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundim të fushatës elektorale dhe mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë. E në lidhje me këtë proces dhe të ardhmen politike e partive në vend është deklaruar kryetari i Aleancës kosovare të bizneseve, Agim Shahini. Shahini tha se tri partitë politike janë në garë të ngushtë për vendin e…

Lajme

03/02/2025 10:28

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundim të fushatës elektorale dhe mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë.

E në lidhje me këtë proces dhe të ardhmen politike e partive në vend është deklaruar kryetari i Aleancës kosovare të bizneseve, Agim Shahini.

Shahini tha se tri partitë politike janë në garë të ngushtë për vendin e parë.

Sipas tij, Vetëvendosje, PDK dhe LDK janë në gatë të ngushtë për vendin e parë në këto zgjedhje.

Kjo sipas tij është bazuar në një studim të kryer nga AKB.

“Tri partitë politike – VV, PDK dhe LDK – janë në garë të ngushtë për vendin e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, sipas një studimi të kryer nga AKB.Këto tri parti janë duke garuar si asnjëherë më parë, duke ofruar programe, premtime dhe synime të ndryshme, por me qëllimin e përbashkët për të fituar sa më shumë mandate dhe për të udhëhequr vendin për katër vitet e ardhshme”,thuhet në publikim.

Agim Shahini, Kryetar i AKB-së, thotë se këto zgjedhje janë tepër të rëndësishme dhe shumë ambicioze. VV po garon me sloganin “Cep me cep” për të arritur një rekord të ri të votave, të cilin asnjë subjekt politik në Kosovë nuk e ka arritur deri më tani.

Po ashtu ai tha se PDK po konkuron me një program të gjerë ekonomik, politik dhe diplomatik, duke theksuar se Kosova mund të bëhet më mirë. Ky subjekt ka mobilizuar të gjitha strukturat e tij, nga ato politike, akademike, arsimore, shëndetësore dhe biznesore, për të arritur vendin e parë dhe për të formuar qeverinë e re.

“LDK, partia më e vjetër në Kosovë, ka mobilizuar të gjitha resurset e saj për të rikthyer mbështetje dhe për t’u kthyer në partinë e parë, siç ka qenë në të kaluarën. Ky subjekt ka prezantuar një program për zhvillimin ekonomik dhe politik, duke përdorur sloganin “Me Lumirin 2025”, i cili ka mbledhur rreth vetes militantë, përkrahës dhe votues që në zgjedhjet e fundit kishin mbështetur parti të tjera.AAK dhe Nisma, një koalicion i ri, ofrojnë një program me prioritet për çështjet e sigurisë kombëtare dhe anëtarësimin në NATO, një angazhim që asnjë parti tjetër nuk ka guxuar ta bëjë. Ky sllogan dhe premtim  do i sjell si as nje herë me parë epërsi  zgjeruese dhe fituese të këtyre zgjedhjeve të rëndësishme për Kosovën”,shtoi Shahini.

Madje siç deklaron ai, ajo që është e sigurt është se të gjitha partitë politike po zhvillojnë një tolerancë demokratike, duke u shfaqur si një shembull më i  mirë në Ballkan.

“Tri partitë e mëdha mbeten opsionet kryesore për votuesit, por fituesi i këtyre zgjedhjeve nuk do të jetë asnjë parti e vetëm. Formimi i një qeverie të re është i domosdoshëm dhe do të kërkojë një koalicion. Qeveria e re mund të ketë një mandat të shkurtër kohor, dhe në fund mund të ndodhin ngërçe politike, ose mund të krijohet një qeveri me një spekter të gjerë, që do të mund të adresojë shumë probleme të grumbulluara për vite me radhë në aspektet ekonomike, politike dhe diplomatike” ka përfunduar Shahini./Lajmi.net/