Nuk ka vazhdimësi për Man Utd – ‘Djajtë e Kuq’ mposhten nga Crystal Palace në shtëpi

Manchester United ka pësuar humbje me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Crystal Palace në kuadër të javës së 24-të në Ligën Premier. Rastin e parë serioz në këtë takim e pati Kobbie Mainoo, i cili në minutën e shtatë bëri një gjuajtje të fortë e cila u ndal nga shtylla e majtë. Kërcënimi i parë…

Sport

02/02/2025 17:04

Manchester United ka pësuar humbje me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Crystal Palace në kuadër të javës së 24-të në Ligën Premier.

Rastin e parë serioz në këtë takim e pati Kobbie Mainoo, i cili në minutën e shtatë bëri një gjuajtje të fortë e cila u ndal nga shtylla e majtë.

Kërcënimi i parë nga mysafirët erdhi në minutën e 10-të përmes Daniel Munoz, i cili ishte afër që të shënonte me kokë.

‘Djajtë e Kuq’ ishin me fat kur në minutën e 39-të gjuajtja e sulmuesit Jean Philippe Mateta shkoi pak centimetra larg shtyllës së djathtë të Andre Onanas.

Në minutën e 55-të portieri Dean Henderson bëri një super pritje për t’ia mohuar golin mesfushorit Manuel Ugarte.

Goli i epërsisë për mysafirët erdhi në minutën e 64-të përmes Matetas, i cili ishte me fat pasi shfrytëzoi një top të kthyer brenda zonës, për të realizuar për rezultatin 1-0.

Për t’i shuar përfundimisht shpresat e vendasve u përkujdes sërish Mateta, i cili në minutën e 88-të pas një kundërsulmi të shpejtë të Palace, shënoi për rezultatin 2-0.

Pas javës së 24-të, United zbret në pozitën e 13-të në tabelë dhe ka vetëm 29 pikë të grumbulluara.