Policia deklarohet për rastin tragjik në Jabllanicë- Konfirmohet se vdiqën tre fëmijë

Tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar në fshatin Jabllanicë të komunës së Gjakovës. Lajmi u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës. Sipas policisë në fshatin Jabllanicë u rrëzua pllaka e një shtëpie të pabanuar ku zuri poshtë tre fëmijë. “Më datë 1 shkurt…

Lajme

02/02/2025 01:17

Tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar në fshatin Jabllanicë të komunës së Gjakovës.

Lajmi u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Sipas policisë në fshatin Jabllanicë u rrëzua pllaka e një shtëpie të pabanuar ku zuri poshtë tre fëmijë.

“Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit”, ka thënë Sheremet Elezaj.

Ai ka theksuar se personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave.

“Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilin, aktualisht janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, ka theksuar Elezaj.

Viktimat raportohet se janë fëmijë të moshës rreth 15-vjeçarë dhe një 14-vjeçar./Lajmi.net/