Publikohen fotot, viktima i veshur me rroba ushtarake, u vra nga babai i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të shtunë në Tiranë, ku 74-vjeçari Hekuran Gjoni ka goditur me thikë djalin e tij, Asim Gjonin, 37 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital. Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, më datë 1 shkurt 2025, në banesën e familjes Gjoni, në rrugën “Ilia…

Lajme

01/02/2025 22:14

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të shtunë në Tiranë, ku 74-vjeçari Hekuran Gjoni ka goditur me thikë djalin e tij, Asim Gjonin, 37 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, më datë 1 shkurt 2025, në banesën e familjes Gjoni, në rrugën “Ilia Shyti” në zonën e Kodrës së Priftit.

Euronews Albania ka publikuar fotot e viktimës dhe autorit, ku djali shfaqet i veshur me rroba ushtarake. Policia e Tiranës njofton se ka shoqëruar si të dyshuar për vrasjen, babain e Asimit, Hekuran Gjonin, dhe janë duke kryer hetimet për të sqaruar shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.