Ambasadorja Ziv: Në 2025 kosovarët do të udhëtojnë pa viza në Izrael

Sot, më 1 shkurt bëhen katër vite që kur Kosova dhe Izraeli kanë njohur njëra–tjetrën si shtete të pavarura. Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv ka siguruar se në vitin 2025, qytetarët e Kosovës do të mund të shkojnë pa viza në Izrael. “Ne kemi punuar që t’i ndërtojmë raportet që nga fillimi, kemi…

Lajme

01/02/2025 21:53

Sot, më 1 shkurt bëhen katër vite që kur Kosova dhe Izraeli kanë njohur njëra–tjetrën si shtete të pavarura.

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv ka siguruar se në vitin 2025, qytetarët e Kosovës do të mund të shkojnë pa viza në Izrael.

“Ne kemi punuar që t’i ndërtojmë raportet që nga fillimi, kemi punuar për disa marrëveshje në mes të dy vendeve në fushën e edukimit e kulturës. Kemi nënshkruar marrëveshjen për heqjen e vizave, që shpresojë të hyjë në fuqi shumë shpejtë, por po gjatë vitit 2025, edhe pse datën e saktë nuk e kemi ende”, tha Ziv.

Më 2021, Kosova dhe Izraeli formalizuan marrëdhëniet diplomatike, vendim i cili nga të dyja shtetet u cilësua si “historik”.

Njohja e ndërsjellë mes këtyre dy vendeve ishte pjesë e marrëveshjes për normalizimin ekonomik të arritur në Uashington të SHBA-së më 4 shtator 2020.

Marrëveshja e Uashingtonit, ishte nënshkruar atëbotë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit amerikan, Donald Trump.