Rashford arrin marrëveshje për kushtet personale me Aston Villan
Marcus Rashford ka rënë dakord për kushtet personale me Aston Villa, për t’u bërë lojtari i ri i skuadrës së Unai Emery. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i famshëm italian, Fabrizio Romano, i cili ka shtuar se marrëveshja tani është afër pas dritës së gjelbër fillestare në mëngjes. “Villa dhe United janë duke…
Sport
Marcus Rashford ka rënë dakord për kushtet personale me Aston Villa, për t’u bërë lojtari i ri i skuadrës së Unai Emery.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i famshëm italian, Fabrizio Romano, i cili ka shtuar se marrëveshja tani është afër pas dritës së gjelbër fillestare në mëngjes.
“Villa dhe United janë duke u mbyllur në marrëveshjen e huazimit, duke diskutuar klauzolën e opsionit të blerjes. Emery e ka thirrur Rashford dhe lojtari është i tërhequr nga projekti dhe futbolli i Champions League”, ka shkruar Romano.