Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murseli deklarohet i pafajshëm, Tom Dodaj e pranon fajin
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca fillestare ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023. Në gjykatë është paraqitur Naim Murseli, ish-bashkëshorti i Liridona Ademajt, i cili dyshohet se porositi vrasjen e saj. Në gjykatore janë sjellë…
Lajme
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca fillestare ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.
Në gjykatë është paraqitur Naim Murseli, ish-bashkëshorti i Liridona Ademajt, i cili dyshohet se porositi vrasjen e saj.
Në gjykatore janë sjellë edhe Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava. Të tre u sollën të rrethuar nga forca të shumta të policisë.
Në fjalën e tij, Murseli u deklarua si i pafajshëm, kurse Tom Dodaj e pranoi fajësinë në mënyrë vullnetare.
Kurse dy të akuzuarit e tjerë Kushtrim Kokalla e Granit Plava nuk pranuan të deklarohen. /Lajmi.net/