Qeveria ndan 500 mijë euro për ndihma humanitare në Gaza, Kurti: Zgjidhje me dy shtete
Qeveria e Kosovës i ka ndarë 500 mijë euro ndihmë për popullin palestinez në Rripin e Gazës. Në mbledhjen e qeverisë sot, kryeministri Albin Kurti tha se 500 mijë euro do të dedikohen për ndihma humanitare në Gaza. Kurti tha se shpreson që armëpushimi në Gaza të shndërrohet në zgjidhje për paqe dhe stabilitet në…
Lajme
Qeveria e Kosovës i ka ndarë 500 mijë euro ndihmë për popullin palestinez në Rripin e Gazës.
Në mbledhjen e qeverisë sot, kryeministri Albin Kurti tha se 500 mijë euro do të dedikohen për ndihma humanitare në Gaza.
Kurti tha se shpreson që armëpushimi në Gaza të shndërrohet në zgjidhje për paqe dhe stabilitet në Izrael.
Ai tha se zgjidhja më e mirë do të ishte ajo e dy shteteve, shkruan Lajmi.net.
“MPJD ka kërkuar ndarjen e gjysmë milioni euro si mbështetje për popullin palestinez në Gaza. Qeveria shpreson dhe bën thirrje që ky armëpushim i përkohshëm të shfrytëzohet për zgjidhjen e paqes, pra të drejtë dhe të bazuar në zgjidhjen me dy shtete”, tha Kurti.
Ndërkaq, Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se mjetet e dedikuara do të transferohen në Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila më pas do ta miratojë vendimin për dërgimin e 500 mijë eurove në Gaza.