Grenell konfirmon se ka dëshmuar në Departamentin e Drejtësisë para jurisë së madhe kundër Jack Smith

I dërguari presidencial për misionet speciale në mbarë botën, Richard Grenell, ka treguar se ka dëshmuar në Departamentin e Drejtësisë kundër ish-kryeprokurorit Jack Smith. “Dëshmova përpara jurisë së madhe të Jack Smith”, ka thënë Grenell në reagimin e tij të fundit në X. I testified in front of Jack Smith’s Grand Jury. The @TheJusticeDept and…

Bota

31/01/2025 09:09

I dërguari presidencial për misionet speciale në mbarë botën, Richard Grenell, ka treguar se ka dëshmuar në Departamentin e Drejtësisë kundër ish-kryeprokurorit Jack Smith.

“Dëshmova përpara jurisë së madhe të Jack Smith”, ka thënë Grenell në reagimin e tij të fundit në X.

Sipas Grenell, prokurorët i kanë thënë atij se nuk duhet të flas në publik për dëshminë e tij dhënë para jurisë në Departamentin e Drejtësisë.

Grenell më herët kishte thënë se Jack Smith ka shkatërruar “një herë e përgjithmonë” reputacionin e Gjykatës Speciale.

“Media duhet të merret me ndjekjen penale të Hashim Thaçit nga ish-kryeprokurori Jack Smith. Thaçi është ende në burg – e megjithatë aktakuza e Jack Smith është e mbushur me gënjeshtra. Dëshmitarët e rremë tani kanë disa akuza të egra për taktikat e Jack. Ai ka shkatërruar reputacionin e Hagës”, kishte thënë Grenell para fitores së Donald Trump.