Urdhri i Trump: Ambasada e ShBA-së në Shqipëri njofton për pezullimin e fondeve

Ambasada e ShBA në Tiranë ka njoftuar Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë për ndërprerjen e fondeve pas urdhrit të Trump. Kujtojmë që Departamenti i Shtetit i SHBA-së, më 24 janar, urdhëroi ngrirjen e financimeve të reja për pothuajse të gjitha programet e ndihmës ndërkombëtare amerikane si pjesë e përpjekjes së presidentit Donald Trump për t’i…

Lajme

29/01/2025 17:38

Ambasada e ShBA në Tiranë ka njoftuar Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë për ndërprerjen e fondeve pas urdhrit të Trump.

Kujtojmë që Departamenti i Shtetit i SHBA-së, më 24 janar, urdhëroi ngrirjen e financimeve të reja për pothuajse të gjitha programet e ndihmës ndërkombëtare amerikane si pjesë e përpjekjes së presidentit Donald Trump për t’i përshtatur këto programe me qëllimet e tij të politikës së jashtme.

Këto programe zbatohen kryesisht përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ua dërgoi një mesazh ambasadave amerikane në mbarë botën duke sqaruar zbatimin e një urdhri ekzekutiv që Trump e nënshkroi më 20 janar, ku thuhej se “asnjë ndihmë e mëtejshme ndërkombëtare e Shteteve të Bashkuara nuk do të shpërndahet në një mënyrë që nuk është plotësisht e përputhur me politikën e jashtme të presidentit të Shteteve të Bashkuara”.

Sipas urdhrit ekzekutiv të Trumpit, ndihmat e tanishme amerikane “nuk janë në përputhje me interesat amerikane dhe, në shumë raste, janë në kundërshtim me vlerat amerikane”.

Fondet ndërpriten deri ne një vendim të dytë për institucionet:

 

-Ministria e Financave, përfshirë Agjencinë e Inteligjencës Financiare

-Ministria e Brendshme, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar, Agjencinë e Mbikëqyrjes së Policisë dhe Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

-Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministria e Drejtësisë, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve

Ministria e Mbrojtjes

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke përfshirë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Bursën Shqiptare të Energjisë (ALPEX)

Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit

Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

Parlamenti, duke përfshirë komisionet e tij

Këshilli i Lartë Gjyqësor

Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Gjykata Kushtetuese

Gjykata e Lartë

Të gjitha gjykatat, përfshirë gjykatat e apelit, gjykatat administrative të apelit dhe gjykatat e shkallës së parë

Struktura e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë Prokurorinë Speciale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit

Gjykata e Shkallës së Parë të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm

Inspektori i Lartë i Drejtësisë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Dhoma e Posaçme e Apelimit

Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK)

Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI)

Ministria e Shtetit dhe Zyra e Kryenegociatorit

Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC)

Të gjitha pushtetet komunale

Urdhri ekzekutiv kërkon një pezullim 90-ditor të ndihmës zhvillimore ndërkombëtare të SHBA-së për të vlerësuar efikasitetin dhe “përputhshmërinë me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.

Ky urdhër i prek shpërndarjet e reja të fondeve për vendet e huaja, OJQ-të, organizatat ndërkombëtare dhe kontraktorët, deri në përfundimin e rishikimeve të programeve.

Trump dhe republikanë të tjerë ishin zotuar se do të ndërmerrnin masa kundër programeve të ndihmës ndërkombëtare amerikane, dhe memoja e Rubios justifikoi ngrirjen duke thënë se ishte e pamundur për administratën e re të vlerësonte nëse angazhimet ekzistuese të ndihmës ndërkombëtare “nuk janë të përsëritura, janë efektive dhe janë në përputhje me politikën e jashtme të presidentit Trump”./euronews