Droni i Ballistit i lëshuar në Beograd, si kishte ofruar serbi 500 mijë euro për kokën e Indritit që tash është pjesë e BBVA

Indrit Murati është banori më i ri i cili i është bashkuar Big Brother Vip Albania4, (më 25 janar). Indriti gjatë këtyre 72 orëve qëndrim në shtëpi ka pasur një bashkëbisedim disa prej banorëve, derisa ka treguar një pjesë delikate rreth jetës së tij. Për një pjesë të madhe të cilët e njohin si këngëtar,…

ShowBiz

29/01/2025 14:13

Indrit Murati është banori më i ri i cili i është bashkuar Big Brother Vip Albania4, (më 25 janar).

Indriti gjatë këtyre 72 orëve qëndrim në shtëpi ka pasur një bashkëbisedim disa prej banorëve, derisa ka treguar një pjesë delikate rreth jetës së tij.

Për një pjesë të madhe të cilët e njohin si këngëtar, organizator eventesh apo menaxher në një studio tatuazhesh ai nuk ndalet vetëm me kaq. Kjo pasi Murati është i njohur tek tifozët e kombëtare “Kuq e Zi”, me nofkën si “Problemi”.

Çfarë ndodhi më 14 tetor 2014?

Ishte 14 tetor 2014 kur Shqipëria dhe Serbia do të luanin në stadiumin e Partizanit në Beograd lojë kjo që vlente për Eliminatoret e Kampionatit Evropian të Futbollit 2016.

Në pjesën e dytë të lojës ndeshja u ndërpre pas hedhjes së flakadanëve dhe objekteve të tjera në fushë nga ana e tifozëve serbë. Në atë moment, në stadium futet një dron që mbante një flamur me simbole patriotike shqiptare. (Dy fotografi të Ismai Qemalit dhe Isa Boletinit, harta e Shqipërisë etnike me në qendër shqiponjën e Skënderbeut dhe mbishkrimi “Autochthonous”.)

Ka qenë Indrit Murati një tifozë i “flaktë” i kombëtares së nga viti 2000,  shoku dhe ndihmësi kryesor i Ismail Morina (Ballisti), të cilët kishin patur guximin të lëshonin dronin brenda stadiumit të mbushur me serb.

Ndryshe Murati është pjesë  “Albania Ultras” një grupi tjetër që është pjesë e zinxhirit të tifozëve “Kuq e Zi”.

Indrit Murati nuk ishte lejuar që të kalonte kufirini nga policia serbe, derisa më pas ishte kthyer për të shikuar ndeshjen në sheshin “Nënë Tereza”, me “Albania Ultras”.

Mirëpo gjatë qëndrimit të tij në BBVA4, një deklaratë e tij e padëgjuar më parë ka ndezur opinionin.

Kjo pasi ai ka deklaruar se gjatë kohës kur ishte ngritur banderola “Autochthonous”, një biznesmen serb, kishte ofruar 500 mijë euro për “kokën”, e tij.

Derisa kjo del të jetë e vërtetë pasi ka qenë edhe vetë Ismail Morina (Ballisti), i cili kishte deklaruar kohë më parë se pas ngritjes së dronit me banderolën “Autochthonous”, ishte folur se për “kokën” e tij do të jepeshin 1 milion euro, ndërsa për atë të Indrit Muratit i njohur gjerësisht si “Problemi” janë ofruar 500 mijë euro.

“A e di ti se ma kanë pas vu çmimin e kokës ni biznesmen serb, ka pas dal në tana mediat, çmim koke vlla ka ofru 500 mijë euro, para ndeshjes Shqipëri-Serbi, çmim mor vlla, ka thënë kush ja heq kokën ktij ka 500 mijë euro”, ka thënë Murati në BBVA. /Lajmi.net/