Protestuesit në Serbi mbyllin rrugën në Kralevë, QKMK njofton udhëtarët që t’i shmangen pikës kufitare në Jarinje dhe të përdorin tjerat

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se protestuesit në Serbi sot kanë mbyllur rrugën në Kralevë dhe nuk po lejojnë qarkullimin e automjeteve. Me këtë rast, QKMK ka njoftuar qytetarët që t’i shmangen pengesave që i dërgojnë në Pikën Kufitare në Jarinje dhe të shfrytëzojnë pikat tjera, shkruan lajmi.net. “Bazuar në njoftimet e marra,…

Lajme

28/01/2025 22:24

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se protestuesit në Serbi sot kanë mbyllur rrugën në Kralevë dhe nuk po lejojnë qarkullimin e automjeteve.

Me këtë rast, QKMK ka njoftuar qytetarët që t’i shmangen pengesave që i dërgojnë në Pikën Kufitare në Jarinje dhe të shfrytëzojnë pikat tjera, shkruan lajmi.net.

“Bazuar në njoftimet e marra, sot më datë, 28.01.2025 rruga në Kralevë / SRB është bllokuar nga protestues, të cilët nuk lejojnë qarkullimin e automjeteve. Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpiejnë në PKK Jarinje, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë PKK tjera, deri në njoftim tjetër. Ju falënderojmë për bashkëpunim. Për më shumë kontaktoni në numrat 045198000, 045198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë në Facebook: